Nga Shqipëria / E Hënë 10 Gusht 2020, 13:01

Dy Sara Hoxhat bëhen bashkë për herë të parë dhe ja ç'ndodhi mes tyre

Partneren e Ledri Vulës dhe trashëgimtaren e Top Channel, nuk i lidh asgjë bashkë, por të dyja kanë emër e mbiemër të njëjtë, Sara Hoxha. 

Për herë të parë dy vajzat janë bërë bashkë në një festë ditëlindjeje. Ka qenë e dashura e Ledrit e cila ka ndarë një foto me Hoxhën duke shkruar: “Nuk mund të gjeja dika më të mirë me të cilin mund të ndaja emrin".

Foton e ka ripostuar edhe trashëgimtarja e Topit, shoqëruar me një zemër.

Kujtojmë që Sara, partnerja e Ledrit është në pritje të ëmbël dhe së shpejti çifti do bëhen prindër.