"Abc News" ka zbardhur dëshmia e dhënë para gjykatës nga Olsi Çekiçi, i cili i mori jetën nënës së tij pak ditë më parë në fshatin Buçimas.
"Abc News" bën të ditur se ai ka thënë para gjykatës se nuk është i penduar, pasi nëna i kishte bërë magji dhe merrej me djallin.
Pas një sherri në familje, Çekici i preu kokën nënës së tij, 70 vjeçares Firdes Çekiçi. 44-vjeçari Olsi Çekiçi, vuante nga probleme të shëndetit mendor. Në momentin që policia mbërriti në banesë, 44-vjeçari ishte i lyer me gjak ndërsa armën e krimit e kishte ende në dorë. Sipas Policisë, Çekiçi nuk ka bere rezistencë ndërsa u ka thënë efektivë “mos u afroni se do ju bej pis se gjaku është me magji.”
