Nga Shqipëria / E Hënë 10 Gusht 2020, 12:12

I preu kokën nënës, gjykata merr vendimin për 44-vjeçarin, e ëma e vajzës niset me urgjencë nga Italia

Ditën e sotme Olsi Çekiçi, 44-vjeçari i cili i preu kokën të ëmës së tij dhe e vari te kangjellat e shtëpisë, doli përpara gjykatës, ku iu dha masa e sigurisë burg pa afat.

Në videot e filmuara në ambientet e gjykatës Olsi shfaqej i qetë teksa ishte në pritje të masës së sigurisë që do të jepej për të.

Mëngjesin e sotëm ish-bashkëshortja e tij dhe nëna e vajzës 15-vjeçare, është nisur me urgjencë nga Italia. Qëllimi i kthimit të saj në Shqipëri është të marrë nën kujdestari vajzën e mitur e cila ishte dëshmitare e ngjarjes makabër.

Burimi: faxweb.al