Nga Shqipëria / E Hënë 10 Gusht 2020, 10:10

Pas sherrit me gruan, shqiptari bie nga ballkoni në tentativë për t’i ikur policisë

Një burrë me origjinë shqiptare dhe banim në Itali ka përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. “La Repubblica” shkruan se 46 vjeçari ka rënë nga një ballkon rreth 4 metra të lartë, pas një debati me bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 1.00, ku shqiptari ishte në banesë me gruan dhe vajzën në Andorno Micca në Biellese të Italisë. Sipas mediave italiane i alkoolizuar ai filloi të grindej me gruan dhe shkatërroi orenditë e shtëpisë. 

kur mbërritën karabinierët, u mbyll në një dhomë. Në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit, duke jetuar në katin e dytë, 46-vjeçari shkoi në ballkon ku rrëshqiti dhe ra.

Shqiptari është dërguar në spitalin Biella teksa policia po heton për zbardhjen e plotë të rastit.