Një burrë me origjinë shqiptare dhe banim në Itali ka përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. “La Repubblica” shkruan se 46 vjeçari ka rënë nga një ballkon rreth 4 metra të lartë, pas një debati me bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 1.00, ku shqiptari ishte në banesë me gruan dhe vajzën në Andorno Micca në Biellese të Italisë. Sipas mediave italiane i alkoolizuar ai filloi të grindej me gruan dhe shkatërroi orenditë e shtëpisë.
kur mbërritën karabinierët, u mbyll në një dhomë. Në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit, duke jetuar në katin e dytë, 46-vjeçari shkoi në ballkon ku rrëshqiti dhe ra.
Shqiptari është dërguar në spitalin Biella teksa policia po heton për zbardhjen e plotë të rastit.
