Dj Sardi ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për lidhjen me një vajzë misterioze, me të cilën nuk i ka kursyer fotot gjatë pushimeve.

Kësaj here çifti është filmuar nga spikerja e lajmeve në Ora News, Matilda Mcini, që është njëkohësisht dhe kunata e Sardit.

"Dashuri e pastër", shkruan Matilda krah videos ku shfaqet Sardi me partneren duke kërcyer e duke u përqafuar.

Pak kohë më parë i ftuar në emisionin “Mes Yjesh” në Ora News, Sardi u pyet për propozimin e martesës dhe la të nënkuptohej se diçka kishte ndodhur me të. “Ndoshta e kam hedhur hapin. Edhe mund ta kem bërë propozimin e shumëpritur", u shpreh Sardi.




