Nga Shqipëria / E Diel 9 Gusht 2020, 23:11

Ish-ministri Ditmir Bushati humb njeriun më të shtrenjtë: Nuk kam fjalë për ta përshkruar dhimbjen...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati përmes një postimi në rrjete sociale ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të të atit, Sulejman Bushati.

"Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën. E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën.
Prehu në paqe i shtrenjti ynë!", shkruan Bushati.

Sulejman Hamza Bushati ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë. Më pas ai ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, dhe ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991.