Nga Shqipëria / E Diel 9 Gusht 2020, 21:09

Hidhet me parashutë nga Qafa e Llogorasë, 39-vjeçari përfundon në përrua

39-vjeçari ka marrë disa dëmtime në trup dhe është dërguar në spitalin e Vlorës ku merr ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 13:46, në Qafën e Llogorasë është hedhur me parashutë shtetasi L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe është rrëzuar në përroin e fshatit Palasë, ku si pasojë ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Burimi: abcnews.al