Nga Shqipëria / E Diel 9 Gusht 2020, 20:08

Vendi më i sigurt në botë: Ky shtet ka 100 ditë pa asnjë të infektuar nga koronavirusi

Teksa koronavirusi ka pushtuar botën dhe çdo ditë shënohen raste të reja e viktima, Zelanda e Re nuk ka raportuar prej 100 ditësh asnjë rast të ri.

Mediave e huaja shkruajnë se Zelanda e Re po konsiderohet si një ndër vendet më të sigurta në botë. Vendi i është rikthyer normalitetit, mirëpo autoritet janë shqetësuar pasi banorët gjithnjë e më shumë po injorojnë masat parandaluese të virusit.

“Arritja e 100 ditëve pa ndonjë transmetim të virusit brenda vendit është me të vërtetë moment historik, megjithatë duhet të qëndrojmë vigjilentë. Ne kemi parë jashtë vendit se si mund të përhapet virusi, sëmundja mund të rishfaqet përsëri. Duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Ashley Bloomfield.