Nga Shqipëria / E Diel 9 Gusht 2020, 20:08

Çadra e shezlongë në ajër, sherr masiv mes pushuesve dhe policisë (Video)

Një sherr masiv ka ndodhur në një plazh në Blankenberge, Belgjikë. Dhjetëra pushues janë përleshur me policinë dhe rojet bregdetare teksa incidenti është filmuar nga të pranishmit.

Shkak i sherrit ka qenë thirrja e rojeve bregdetare, për të mos u futur në grup në det, si masë antiCovid.

Për këtë arsye pushuesit kanë sulmuar rojet dhe policët, duke hedhur në drejtim të tyre çadra plazhi e shezlongë. Policia ka arrestuar dhjetëra persona.

“Pashë një grup njerëzish duke u përleshur me njëri-tjetrin. Çadra e shezlongë fluturonin në ajër. Nuk e di se përse filloi zënka”, u shpreh një dëshmitare.