Një sherr masiv ka ndodhur në një plazh në Blankenberge, Belgjikë. Dhjetëra pushues janë përleshur me policinë dhe rojet bregdetare teksa incidenti është filmuar nga të pranishmit.

Shkak i sherrit ka qenë thirrja e rojeve bregdetare, për të mos u futur në grup në det, si masë antiCovid.
Për këtë arsye pushuesit kanë sulmuar rojet dhe policët, duke hedhur në drejtim të tyre çadra plazhi e shezlongë. Policia ka arrestuar dhjetëra persona.

“Pashë një grup njerëzish duke u përleshur me njëri-tjetrin. Çadra e shezlongë fluturonin në ajër. Nuk e di se përse filloi zënka”, u shpreh një dëshmitare.
Riots and chaos in the Belgian City #Blankenberge earlier today... pic.twitter.com/8Cmrf8Kkcp
— BasedPoland (@BasedPoland) August 8, 2020
