Modelja, aktorja dhe këngëtarja amerikane, Paris Jackson i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj, këngëtarin Gabriel Glenn. Paris ka vendosur të ndahet për t'iu përkushtuar më shumë vetes.

Dyshja filluan të dilnin me njëri-tjetrin në nëntor të vitit 2018, por siç duket gjërat mes tyre nuk kanë funksionuar për më tej. Megjithatë Paris dhe Gabriel vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

“Që kur filluam të dilnim bashkë, thamë që nëse marrëdhënia në çift nuk do të funksionojë, gjithmonë do të mbeteshim në jetën e njëri-tjetrit”, është shprehur Gabrieli.




