Nga Shqipëria / E Diel 9 Gusht 2020, 15:03

E rëndë në Kosovë/ 12 viktima dhe 188 raste të reja me Koronavirus

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 462 të dyshuar, prej nga të cilët janë konfirmuar 188 raste pozitive me Koronavirus.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime.

Po gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 12 pacientë. Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.