Nga Shqipëria / E Diel 9 Gusht 2020, 10:10

'Mëngjes i trishtë', artisti i njohur shqiptar humb jetën nga Koronavirusi

Skulptori dhe pedagogu i njohur Arben Bajo ka humbur jetën si pasojë e Koronavirusit. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij me anë të postimeve në rrjete sociale.

53-vjeçari ishte infektuar prej ditësh por ditët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar. “Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, ka shkruar në Facebook një prej miqve të tij.