Ditën e djeshme u raportuan 19 raste me Koronavirus në qytetin e Elbasanit. Gazetari Aldo Kozarja ka bërë të ditur se një prej tyre është drejtoresha e Drejtorisë Arsimore, duke bërë që të mbyllet kjo drejtori.
Elbasani numëron aktualisht 64 raste aktive me koronavirus, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë rreth kanë ndërruar jetë 7 pacientë.
