Nga Shqipëria / E Diel 9 Gusht 2020, 10:10

Drejtoresha del me Koronavirus, mbyllet Drejtoria Arsimore e Elbasanit

Ditën e djeshme u raportuan 19 raste me Koronavirus në qytetin e Elbasanit. Gazetari Aldo Kozarja ka bërë të ditur se një prej tyre është drejtoresha e Drejtorisë Arsimore, duke bërë që të mbyllet kjo drejtori.

Elbasani numëron aktualisht 64 raste aktive me koronavirus, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë rreth kanë ndërruar jetë 7 pacientë.