Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Gusht 2020, 23:11

E rëndë në Fier/ Makina shpërthen në mes të qytetit, tmerrohen banorët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Apolonia në Fier. Një makinë tip "Audi" është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit kishte zbritur dhe nuk është raportuar për të lënduar. Si pasojë e përhapjes së zjarrit, dy mjete të tjera të parkuara aty afër kanë marrë flakë dhe dhe janë djegur pjesërisht.

Burimi: "Faxweb.al"