Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Gusht 2020, 23:11

U gjet pas tre ditësh, flet babai i 14-vjeçares: Policia nuk më ndihmoi, ja si e gjeta

Këtë të shtunë u gjet 14-vjeçarja nga Vlora e zhdukur që prej tre ditësh. E mitura u gjet në një shtëpi të braktisur në zonën e Fushë-Krujës.

I ati i saj ka dhënë së fundmi një intervistë për "Abc News", ku është shprehur se e ka gjetur vetë vajzën dhe nuk ka patur ndihmë nga policia.

“E gjeta vetë vajzën dhe nuk mori përsipër askush nga policia për të më ndihmuar. Kishin marrë vetëm kamerat e sigurisë së hotelit në Lushnje dhe asgjë më shumë.

Më ndihmoi një grua për të gjetur vajzën në Fushë Krujë, askush tjetër. Ajo gruaja në Fushë Krujë më ndihmoi shumë. Informacionin se vajza ishte në Fushë Krujë ma dha një vajzë nga Vlora dhe e kam gjetur vajzën me forcat e mia“, u shpreh ai. Arsyeja e largimit të saj nuk është bërë ende e ditur.

Burimi: "Abc News"