Në muajin mars të këtij viti, reperi shqiptar Gold Ag i dha fund beqarisë. Partnerja e tij quhet Ermira Shkodra dhe është doktoreshë e ndërhyrjeve estetike.

Dyshja u martuan larg vëmendjes së mediave, por sot nuk i kursejnë fotot në rrjete sociale. Këtë të shtunë Ermira ka publikuar në Instastory një foto të ëmbël krah partnerit, ku shihen të dy në makinë.

Kujtojmë se më parë reperi ka treguar se e shoqja preferonte të qëndronte larg vëmendjes së publikut dhe mediave, por mesa duket kjo ka ndryshuar.





