Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Gusht 2020, 18:06

E mohuan prej vitesh, mos vallë Kiara sapo pranoi që është e lidhur me Butrintin?

Prej vitesh Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë përfolur për një romancë, të cilën nuk e kanë pranuar kurrë publikisht. Megjithatë dyshja janë fotografuar shpesh në praninë e njëri-tjetrit, madje mund të kenë qenë bashkë me pushime në jug.

Së fundmi, Kiara ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë hezituar ta pyesin për të dashurin, konkretisht për shenjën e tij të horoskopit. "Miu në horoskopin kinez", është përgjigjur Kiara, një përgjigje kjo që jo të gjithë e kanë marrë seriozisht.

Mirëpo, shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes dhe lidhen me një shenjë kafshe. Rastësisht apo jo, Butrinti, i lindur në vitin 1996, është pikërisht miu në horoskopin kinez.