Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Gusht 2020, 17:05

Vlorë/ Zhduket vajza 14-vjeçare, 3 ditë pa asnjë gjurmë

Një minorene 14-vjeçare në Vlorë është larguar nga shtëpia 3 ditë më parë, në orën 11:30 të mbrëmjes. I ati ka denoncuar rastin, duke treguar se kanë humbur çdo kontakt me vajzën.

Babai ka rrëfyer se vajza e tij është parë për herë të fundit në Lushnjë pranë një hoteli, për të humbur më pas çdo gjurmë.

“Rreth orës 11 e 30 të darkës unë kam shkuar për të marrë nusen nga puna. Djali kishte qenë poshtë te bar “Milano”. Kishte parë çupën dhe i kishte thënë ik me vrap në shtëpi. Ajo kishte shkuar 5 sekonda në shtëpi dhe kishte dalë.

Deri në Lushnje unë e kam gjetur që ka qenë pranë një hoteli. Më tutje nuk dihet.  Kur ka ikur nga Vlora vajza ka marrë në telefon një djalë nga Borshi që quhet Silvi. Vajza ka dalë nga ora 12 e 30 nga hoteli dhe nuk di më asgjë për të", ka deklaruar ai.