Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Gusht 2020, 14:02

'Kur do të martohesh se ngele në derë mi?', Kiara Tito kthen përgjigjen epike

Moderatorja Kiara Tito është një nga vajzat më të ndjekura në rrjete sociale, ku është shumë aktive me postime nga pushimet, projektet e reja, por edhe duke zbuluar detaje nga jeta personale.

Së fundmi Kiara vendosi t'i japë mundësinë fansave ta pyesin e të shuajnë kuriozitetin. Një prej ndjekësve e pyet moderatoren se kur do martohet. 

"Kur do martohesh se ngele në derë mi?", e pyesin Kiarën e cila i jep përgjigjen epike: "Te dera jam akoma, këtu po pres njëhere”.