Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Gusht 2020, 13:01

Shkoi me pushime në Turqi, modelja dhunohet barbarisht nga rojet

Një modele nga Ukraina Daria Kiriliuk ka deklaruar se është rrahur nga rojet e sigurimit në një resort në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në plazhin Momo të Turqisë.

Sipas mediave vendase, 24-vjeçarja ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet e mbuluar me gjak.

“Nuk dua të hesht, dua të them atë që ndodhi me mua, të dashurin tim dhe miqtë tanë. Ne u sulmuam nga rojet e sigurisë në plazh. Katër vajza, përfshirë edhe mua, u grushtuan në fytyrë dhe djemtë në grup u plagosën rëndë. Ne i thamë gjithçka policisë”, është shprehur ajo.

Menaxherja e resortit i ka mohuar këto akuza, duke thënë se fotot që janë publikuar nuk janë realizuar në resortin e tyre.

“Fakti që ata nuk duan të publikojnë pamjet nga plazhi dëshmon se ata po fshehin diçka”, ka thënë menaxherja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Daria Kyryliuk (@dariakyryliuk) on