Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Gusht 2020, 13:01

'I bëj vetes dhurata me lekët e tij', Erla Mëhilli flet për bashkëshortin: Nuk është nga ata që...

Zëdhënesja e ish-kreut të PD-së, Erla Mëhilli rrallëherë e shohim në intervista, por në puntatën më të fundit të "Pushime on top", ajo ka qenë e ftuar dhe na ka treguar shumë për jetën e saj.

Erla, nënë e dy fëmijëve, 5-vjeçarit Akid dhe vogëlushit 2-vjeçar, Bind, ka folur rreth bashkëshortit, ish-deputetit, Keltis Kruja dhe prindërimit.

“Ne funksionojmë dhe jemi bashkë sepse nuk jemi romantik as njëri, as tjetri”, tha Erla duke treguar se edhe për dhurata ata nuk janë aspak romantik.

“Keltit edhe kur i duhet diçka nuk shkon në dyqan ta blejë, ia zgjedh unë. Ndërsa unë e kam me qejf t’i bëj dhurata vetes me lekët e Keltit. Kështu që, me rregull treshi i bie që ai bën më shumë dhurata", tha duke qeshur Erla. 

Erla tregoi se bashkëshorti pas lindjes së djalit të dytë e ka ndihmuar shumë. 

“Prezente kam qenë më shumë unë sesa Kelti, të paktën me djalin e madh, me Akidin. Por me të dytin sikur e ka ndjerë edhe ai më shumë këtë të qenin prind. Më ka ndihmuar më shumë! Mbante Akidin gjatë kohës që unë merresha me të voglin. Nuk është nga ata burrat që mund të ketë ndërruar ndonjëherë panolinën e fëmijës. Nuk e ka bërë ndonjëherë këtë gjë që të jem e sinqertë, por e plotëson me gjëra të tjera.”