Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Gusht 2020, 10:10

'Ti nuk do jesh me vello', vdekja e infermieres në Bejrut përlot rrjetin, i fejuari dedikim rrënqethës

Sahar Fares, 27 vjeç, po planifikonte dasmën e saj para se shpërthimi në Bejrut t'i merrte jetën. E reja, pjesë e ekipit të ndihmës së shpejtë ishte një prej të paktën 145 personave të vrarë të martën nga shpërthimi masiv që rrafshoi pjesën më të madhe të Portit të Bejrutit, shkatërroi lagje të tëra, plagosi më shumë se 5,000 njerëz dhe la qindra mijëra të pastrehë. 

Vdekja e Saharës ka përlotur rrjetin pasi e reja së shpejti do martohej dhe kishte bërë planet e dasmës. Në vend të ditës së bukur ku do vishej nuse, 27-vjeçarja u varros. Ditën e varrimit, një bandë muzikore luajti për të, familja dhe miqtë hidhnin oriz dhe petale lulesh ndërsa zjarrfikësit me uniformë mbanin arkivolin e saj të bardhë.

I fejuari i saj, Gilbert Karaan, u ul mbi supet e një të afërmi, duke qarë dhe i dha lamtumirën e fundit Saharës. 

"Gjithçka që dëshirove do bëhet, por vetëm ti nuk do jesh me vello të bardhë. Më është thyer zemra, dashuria ime. Jeta nuk ka më kuptim që kur ti ike", shkroi i fejuari i 27-vjeçares.