Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Gusht 2020, 10:10

E fundit/ Gjendet e mbytur në ujërat e Vjosës një 44-vjeçare

Mëngjesin e sotëm është gjetur e mbytur në ujërat e Vjosës në Memaliaj një kufomë, e cila i përket gjinisë femër rreth 44-vjeçe.

Ka qenë një i ri, i cili ka lajmëruar policinë për kufomën gjysmë të dekompozuar. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Policia e Tepelenës. ku kanë nxjerrë trupin e pajete të gruas 44-vjeçare duke e transportuar në morgun e spitalit të qytetit.

Policia po punon për zbulimin e identitetit të saj.

Burimi: abcnews.al