Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Gusht 2020, 09:09

'Njoh shumë njerëz që kanë Covid-19', Armina Mevlani ka një thirrje publike

Fashionistja e njohur, Armina Mevlani përmes një postimi në Instagram ka treguar se njeh shumë njerëz që kanë Covid-19 dhe nuk është një shaka.

Armina i ka bërë thirrje çdo qytetari të zbatojë masat për të parandaluar pandeminë, si mbajtja e distancës dhe venia e maskës. 

“Të dashur miq. Ruani distancën dhe mos dilni pa maskë. Njoh shumë njerëz që kanë Covid-19 dhe nuk është një shaka”, shkruan Armina duke i bashkuar kështu shumë personazheve të njohur që bëjnë apel vazhdimisht lidhur me kujdesin ndaj koronavirusit.