Nga Shqipëria / E Premte 7 Gusht 2020, 22:10

Verë hitesh: Noizy dhe reperi i njohur shqiptar bëhen bashkë

Reperi i njohur Noizy do të vijë së shpejti me një këngë të re. "Prive.al" ka bërë të ditur se ai ka bashkëpunuar me një ndër reperët më të njohur shqiptarë.

Bëhet fjalë për S4MM, me të cilin ka dhe për dy këngë të tjera, si "La Familia" dhe "Po thu". Nuk dihet se kur do të publikohet, por fansat tani mezi po e presin.

Noizy është treguar shumë aktiv në muzikë përgjatë kësaj vere. Vetëm një javë më parë ai publikoi këngën "Digital Love", ndërsa sot një videoklip të papritur, të titulluar "Party Turn Up".