Një shpërthim masiv ndodhi të martën në Bejrut dhe si rrjedhojë mbi 130 njerëz humbën jetën dhe u shënua një numër i madh të plagosurish. Ndërtesat, rrugat dhe automjetet u shkatërruan dhe pamjet që qarkulluan në rrjet janë rrënqethëse.
Tre ditë pas shpërthimit, presidenti i Libanit ka dhënë një deklaratë për mediat, gjatë së cilës është shprehur se shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Megjithatë mund të jetë shkaktuar nga neglizhenca ose ndonjë sulm i huaj me raketë.
"Shkaku nuk është zbuluar ende, por mund të jetë shkaktuar nga neglizhenca apo ndonjë sulm i huaj me raketë ose me bombë", tha presidenti.
Burimi: "ndtv.com"
Përshtati: "Xing.al"
