Nga Shqipëria / E Premte 7 Gusht 2020, 17:05

Morena është vajzë me fat: Partneri i bën surprizën super romantike (Foto)

Pak kohë më parë këngëtarja shumë e komentuar, Morena Taraku konfirmoi publikisht se është në një lidhje. Mirëpo ajo nuk zbuloi asnjë detaj rreth personit që i ka rrëmbyer zemrën.

Ndonëse ende nuk dihet emri apo origjina e tij, disa postime në Instagramin e Morenës kanë treguar se ka një natyrë shumë romantike. Ai e ka surprizuar partneren me një arush pellushi dhe disa tollumbace në formë zemre, ku shkruhet: "Të dua", në gjuhën turke.

Këngëtarja ka publikuar disa foto të surprizës së saj në Instastory, mirëpo pa asnjë shënim. Kujtojmë se Morena jeton prej vitesh në Turqi dhe ekziston mundësia që aty të ketë takuar dashurinë e jetës.