Nga Shqipëria / E Premte 7 Gusht 2020, 16:04

Ndahet nga bashkëshorti 'Songyl' e serialit 'Lule të vetmuara', zbulohet arsyeja

Aktorja turke Gokçe Akyildiz, e njohur tashmë nga roli i "Songylit" në telenovelën "Lule të vetmuara", është divorcuar nga bashkëshorti. Lajmin e bëjnë të ditur gazetat turke ndërkohë që vetë aktorja çdo procedurë e ka kryer në heshtje.

Sipas burimeve për gazetat turke, Gokçe është ndarë nga Mustafa Ozyurt pas disa mosmarrëveshjeve që kishin në martesën e tyre. Çifti ka një djalë nga martesa e tyre tre vjeçare.

Kujdestaria e vogëlushit Omer i kaloi aktores. 

Pas ndarjes, 27-vjeçarja ka fshirë fotot me bashkëshortin dhe e ka hequr atë nga rrjetet sociale. 

Bëhet e ditur se aktorja ka vendosur që tani e tutje të fokusohet tek biznesi i saj - një kafeteri në Stamboll dhe të rikthehet në ekran me një serial të ri.