Inxhinieri i njohur i pyjeve Ferdin Liçaj ka humbur jetën nga Koronavirusi. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij, me anë të disa postimeve prekëse në rrjete sociale.
Një ndër miqtë e tij, Xhafer Mece shkruan se Liçaj ishte infektuar që para disa ditësh dhe ka humbur jetën sot. Ai shprehet se i ndjeri ishte një ekspert i talentuar dhe me aftësi të rralla në fushën e mjedisit, por mbi të gjitha një njeri model.
"Te nderuar miq, sot u nda nga jeta njeriu tim i dashur Ferdin Liçaj. Ai nuk mundi t'i mbijetoj virusit te tmerrshem qe e preku perpara disa ditesh. Lajmi i largimit te tij nga kjo jete me ka shokuar dhe me ka shkaketuar nje boshllek te madh shpirteror. Ferdini ishte model i njeriut, i ditur, i edukuar, i dashur dhe teper njerzor. Ai ishte nje ekspert i talentuar dhe me aftesi te rralla ne fushen e mjedisit dhe te pyjeve.
Projektet e tij te shumta ne kete fushe jane modele teper profesionale dhe te punuara me pasion e talent te veçant. Une kam pasur lidhje te ngushta me Ferdinin jo vetem si i aferm i tij por, e kisha edhe si model te intelektualit dhe eruditit me dije te shumeaneshme. Sa shume kam mesuar nga Ferdini dhe sa shume do te me mungoje. Lutem qe shpirti i tij te gjej prehje ne paqen e perjeteshme. Zoti u kujdeste per kete shpirt te bukur dhe i rezervofte vendin e merituar ne parajse. Lamtumire i dashuri tim Ferdin", ka shkruar ai.

