Nga Shqipëria / E Premte 7 Gusht 2020, 16:04

Rritet numri i viktimave/ Pacientja nga Tirana humb jetën nga Koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit një paciente ka humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 189 numrin total të viktimave. Bëhet fjalë për një 58-vjeçare nga Tirana, e cila nuk e ka fituar betejën pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.