Nga Shqipëria / E Premte 7 Gusht 2020, 15:03

Në gjendje të keqe shëndetësore, Bebe Rexha do t’i nënshtrohet operacionit

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha tregoi se ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak se vuan nga infeksioni i sinusit. Këngëtarja u shpreh se mezi merr frymë dhe se kishte dhimbje koke prej ditësh.

Sot Bebe ka treguar se për shkak se infeksioni nuk ka kaluar pas kaq ditësh do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

“Shkova tek doktori për infeksionin e sinusit që nuk po largohet dhe më tha që më duhet t’i nënshtrohem një operacioni", thotë Bebe.

Në një postim tjetër këngëtarja tregon se po kalon momente të vështira larg prindërve dhe kërkon nënën e saj.