Ka humbur sot betejën me koronavirusin fotografi i njohur shqiptar, Agush Qorri.
Agush Qorri, baba i dy dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, humbi jetën sot në moshën 80 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë të afërm të të ndjerit.
Njoftimi i plotë për vdekjen: Të dashur miq, është ndarë nga jeta fotografi i mirënjohur Agush Qorri. Ju njoftojmë së pas një betejë të shkurtër më COVID-19, Sot në ora 2:15 e mëngjesit në moshën 80 vjeçare është ndarë nga jeta Agush Qorri.
Agush Qorri njihet si fotograf që nga viti 1967 dhe prindi i dy dëshmorëve.
Njoftohet se për shkak të pamundësisë nga pandemia, ceremonia mortore do të bëhet vetëm me rrethin e ngushtë famljar.
