Nga Shqipëria / E Premte 7 Gusht 2020, 11:11

'Boll jetove'/ 44-vjeçari vrau nënën në sy të vajzës, 15-vjeçarja tregon çfarë bëri i ati

Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga krimi makabër që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Pogradec, ku Olsi Çekiçi i preu kokën nënës së tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të mbesës së viktimës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 15-vjeçarja ka parë momentet kur babai i saj, Olsi Çekiçi, po sulmonte me thikë gjyshen, Firdes Çekiçi.

Vajza menjëherë ka lajmëruar policinë dhe është larguar me shpejtësi nga banesa. Patrulla e Përgjithshme u nis drejt adresës dhe gjeti autorin e krimit duke tentuar të vrasë të vëllanë, ndërsa e ëma e tij kishte ndërruar jetë.

15-vjeçarja, ka treguar para policisë se babai i tij e ndiqte  me thikë gjyshen nëpër shtëpi dhe i thoshte: “Boll jetove”.

Burimi: dosja.al