Nga Shqipëria / E Premte 7 Gusht 2020, 01:01

Deputeti shqipar përfundon në spital nga koronavirusi, ja gjendja e tij

Një deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Bëhet fjalë për Ardian Shalën, që është edhe kryetar i degës së LDK-së në Suharekë.

Sot është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës se Shala është pozitiv me COVID-19.

“Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti juaj dr. Ardian Shala është vetizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme”, ka njoftuar dega e LDK-së në Suharekë përmes Facebookut.