Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku një 44-vjeçar, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor qëlloi për vdekje nënën e tij, 70-vjeç.
Abcnews.al mëson se në momentin që policia mbërriti në banesë, 44-vjeçari ishte i lyer me gjak ndërsa armën e krimit e kishte ende në dorë. Sipas Policisë, Çekiçi nuk ka bere rezistencë ndërsa u ka thënë efektivëve “mos u afroni se do ju bej pis se gjaku është me magji.”
Pasi është shoqëruar në komisariat, ai e ka pranuar autorësinë e krimit. Në polici, ai është shprehur se nuk pendohet për veprimet e tij.
“Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një dite. Amanet vajzën dhe vëllain ja lë shtetit amanet,” është shprehur ai.
Burime nga grupi hetimor edhe vetë autori ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit. Po ashtu, mësohet se autori ka qenë shumë i qetë edhe gjatë kohës që ka bërë deklarimin.
