Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 44 vjeçar, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor ka qëlluar për vdekje nënën e tij.
Ngjarja nga ndodhur në fshatin Buçimas, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë shoqëruar autorin e ngjarjes.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për “ABC News” se autori ka masakruar me thikë nënën e tij dhe vëllain i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Pogradec.
Ngjarja ka kaluar ekstremet e saj pasi mësohet se djali e ka masakruar nënën e tij duke i copëtuar pjesë të trupit. Po ashtu edhe koka e saj është gjetur në oborr.
Ndërkohë policia bën me dije se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi: abcnews.al
