Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në një spital në Itali, ku një infermier shqiptar ka vjedhur kartën e bankomatit të një pacienti që kishte vdekur nga koronavirusi.
Infermieri 41-vjeçar me banim në Boltiere i ka vjedhur kartën e bankomatit nga portofoli një 66-vjeçari të prekur nga Covid-19, duke ia zbrazur më pas të gjithë llogarinë.
Sipas autoriteteve italiane ngjarja ka ndodhur në 13 mars. Shqiptari arriti të marrë plot 6,000 euro nga llogaria e të ndjerit. Në pranga është vënë edhe e fejuara e infermierit shqiptar, një 21-vjeçare.
Pacienti me koronavirus ndërroi jetë në 18 prill. Ishin familjarët e viktimës ata që vunë re mungesën e parave dhe denoncuan në rajonin policor Romano di Lombardia (Bergamo).
“Një histori e shëmtuar, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime të pafuqishëm”, e komentoi ngjarjen komandanti i policisë lokale.
Burimi: newsbomb.al
