Nga Shqipëria / E Enjte 6 Gusht 2020, 12:12

Beirut/ Videoja që po bën xhiron e botës, gruaja lind në momentin e shpërthimit

Pamjet dhe videot e shpërthimit në Bejrut apo edhe njerëzve që luftonin për të shpëtuar jetën po bëjnë xhiron e rrjetit prej disa orësh. Por një video nga një spital paraqet një tjetër pamje. Në video shihet një grua shtatzënë, e cila është duke lindur në momentin që  nitrati i amonit shpërthen në portin e qytetit.

Emanuela ishte në Spitalin e Shën Gjergjit gati për të sjellë në jetë fëmijën dhe burri i saj Edmont po filmonte duke kapur kështu edhe momentin. Vogëlushi George dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.