Moderatoren e njohur Marina Vjollca jemi mësuar ta shohim gjithmonë me flokët e saj bjondë. Do e besonit po t'iu themi se ajo ka ndryshuar tërësisht look dhe duket si tjetër njeri?

Marina ka hequr dorë nga flokët bjonde dhe tashmë është kthyer në brune, madje ka ndryshuar me modelin. Moderatorja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet me flokë të zinj, të shkurtër dhe me balluke.

Ajo ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilëve iu pëlqen shumë pamja e re. Megjiithatë duhet ta pranojmë që kjo ngjyrë flokësh e nxjerr më të egër nga ç'jemi mësuar ta shohim. Në sy ka rënë komenti i motrës së saj, Luana, e cila i ka shkruar:” Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Marinës së ëmbël e të mirë?'





