Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Gusht 2020, 16:04

Humbin jetën 6 qytetarë me Koronavirus në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga Koronavirusi 6 qytetarë.

Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, një 82 vjeçare nga Shijaku, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra dhe një 69 vjeçar nga Elbasani.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.