Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Gusht 2020, 14:02

E fundit/ Zhduket 11-vjeçari në Tiranë, 8 ditë pa asnjë gjurmë

Mbrëmjen e djeshme familjarët kanë raportuar policinë për humbjen e një vogëlushi 11-vjeçar. I mituri me inciale R.D është larguar nga banesa që prej datës 28 Korrik, pra sot janë bërë 8 ditë që nga zhdukja e tij.

Babai i djalit ka deklaruar se momenti i fundit që e kanë parë të njohurit ka qenë kur ai doli nga mjediset e një organizate që ofronte ndihmë dhe shërbime për komunitetin rom.

Burimi: "Abc News"