Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Gusht 2020, 14:02

Çfarë atmosfere! Cardi B 'e çmendur' pas super këngës shqiptare (Video)

Reperja e njohur Cardi B ka realizuar një video live në Instagram, në të cilën është shfaqur duke dëgjuar një ndër këngët më të pëlqyera shqiptare. Bëhet fjalë për "Të ka lali shpirt", bashkëpunimi i Silva Gunbardhit, Mandit dhe Dafit.

Silva ka publikuar një pjesë të videos në profilin e saj të Instagramit, krahas së cilës ka shkruar" Cardi B të dua!". Menjëherë sa del kënga reperja dëgjohet duke thënë: "O kjo kënga sërish, nuk di si t'i ngrej volumin".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Love you @iamcardib ❤️

A post shared by Silva Gunbardhi (@silvagunbardhi) on

"Të ka lali shpirt" është publikuar në vitin 2013 dhe ende dëgjohet. Kënga numëron 549.463.086 klikime në kanalin e Youtubit.