Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Gusht 2020, 13:01

Shpërthimi masiv/ Pamje të frikshme nga gropa gjigante e shkaktuar në Bejrut

Një shpërthim masiv ndodhi ditën e djeshme në Bejrut, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga 2.700 lëndë plasëse që ndodhej e depozituar në një depo prej shumë vitesh.

Numri i viktimave ka shkuar mbi 100 dhe janë raportuar mijëra të plagosur. Në rrjet kanë qarkulluar pamje rrënqethëse nga vendi i ngjarjes, ku shihen njerëz të trembur dhe të gjakosur, ndërtesa dhe automjete të shkatërruara.

Pas rënies së pluhurit dhe qartësimit të pamjes, ka dalë në pah dhe gropa e madhe e shkaktuar nga shpërthimi në portin e Bejrutit, siç mund ta shihni më poshtë: