Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Gusht 2020, 13:01

Si dy pika uji: Lei Kraja prezanton motrën dhe i bën dedikimin e veçantë

Moderatorja Lei Kraja ka jetuar për shumë vite në SHBA dhe më pas është shpërngulur në Shqipëri, për të vazhduar karrierën. Megjithatë, familja e saj ndodhet sërish atje, prandaj dhe në rrjete sociale mungojnë postimet krah tyre.

Sot e motra feston ditëlindjen dhe Lei e ka uruar publikisht. Ajo ka publikuar një foto të saj në rrjete sociale, duke e uruar me fjalët më të ëmbla. Motra e Leit quhet Miriam dhe është një brune bukuroshe, e cila ngjason shumë me moderatoren.

 “Gëzuar ditëlindjen Miriami im. Të dua kaq shumë. Të uroj gjithë lumturinë e botës”, ka shkruar Lei krahas fotos.