Shpërthimi masiv në Bejrut ka shkaktuar 100 viktima, një numër ky që fatkeqësisht pritet të rritet. Po ashtu janë raportuar mijëra të plagosur dhe njerëzit kanë përjetuar momente frike, tmerri dhe ankthi.

Që nga dje, në rrjet po qarkullojnë video dhe pamje prekëse të qytetarëve. Në një video të postuar në "Twitter" shihet një baba me fëmijën e tij në shtëpi, të cilin nuk e lëshon për asnjë moment.

Ai vërtitet nëpër banesë me të birin në krahë, duke mos ditur se çfarë të bëjë. Më pas babai i trembur e fut vogëlushin nën tavolinë dhe trupin e tij e kthen si mburojë për të.
Footage during the Beirut explosion from inside a civilian's house of a dad in shock trying to protect his 6 years old child. #BeirutBlast @akhbar pic.twitter.com/GZtK8NTFLX
— Jenan Moussa (@jenanmoussa) August 4, 2020




