Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Gusht 2020, 10:10

Katastrofa në Bejrut/ Shpërthyen 2.700 ton lëndë plasëse, raportohen 100 viktima

E marta ishte një ditë e zezë për Libanin. Një shpërthim masiv ndodhi në Bejrut, duke krijuar një situatë katastrofike në vend. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i viktimave ka shkuar në 100 dhe fatkeqësisht pritet të rritet.

Përpos viktimave, janë plagosur me mijëra të tjerë dhe gjithçka është shkatërruar. "Daily Mail" shkruan se ka shpërthyer rreth 2.700 ton nitrat amoniumi, i cili ndodhej i depozituar në një depo që prej shumë vitesh.

Kryeministri libanez Hassan Diab e ka shpallur të mërkurën ditë zie. Fatkeqësisht Libani ishte në mes të një krize ekonomike dhe shpërthimi i ka përkeqësuar gjërat. Lidërët botërorë kanë nxituar për t'i ofruar ndihmë. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, madje dhe rivalët e Izraelit i kanë ofruar ndihmë vendit.