Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Gusht 2020, 10:10

Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, i zoti i shtëpisë dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec. Në banesën e shtetit Y.L ka shpërthyer një bombol gazi.

Pronari i shtëpisë ka marrë dëmtime të rënda trupore dhe është dërguar menjëherë në spital. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Pogradecit, ndërsa më pas, për shkak të djegieve të shumta është dërguar te reparti i djegieve në Tiranë.

Burimi: "Abc News"